Vazhdon rritja e vlerës së kapitenit, Rrahmani futbollisti më i shtrenjtë te Kosova

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Vlera e Amir Rrahmanit në tregun e transferimeve ka shënuar rritje për dy milionë euro.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve “Transfermarkt” sot ka bërë disa përditësime, teksa ka ndryshuar edhe vlerën e Rrahmanit.

Kapiteni i Kosovës tani vlerësohet me 16 milionë euro, që është edhe vlera më e lartë e arritur deri më tani në karrierën e tij. Njëherit, qendërmbrojtësi prishtinas është edhe futbollisti më i shtrenjtë te Kosova.

27-vjeçari është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te Napoli, ku në tri nga katër ndeshjet e fundit ka kompletuar 90-të minuta, derisa në ndeshjen tjetër ishte në fushë për 48-të minuta.

Rrahmani një ndeshje të plotë e ka kompletuar edhe në Ligën e Evropës.

Amir Rrahmani edhe në ndeshjet e tetorit te Përfaqësuesja e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm, në përballjet me Suedinë dhe Gjeorgjinë.

Të ngjashme