Vdes legjenda e boksit – Pernell Whitaker

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e boksit Pernell Whitaker, vdiq tragjikisht të dielën, pasi u godit nga një makinë në Virxhinia. Ai ishte vetëm 55 vjeçar.

Policia iu përgjigj një telefonate në mbrëmje në zonën e Virginia Beach. TMZ raporton se viktima është identifikuar si Pernell.

Gjatë gjithë karrierës së tij – e cila u shtri nga viti 1984 deri në vitin 2001 – Pernell Whitaker fitoi tituj botëror në katër klasa të peshave të ndryshme, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në vitin 1984.

Të ngjashme