Verona ia cakton çmimin Kumbullës

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Verona kërkon 28 milionë euro plus shtatë milionë tjerë bonuse për qendërmbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, njofton “Gianlucadimarzio.com”.

Shumë klube të mëdha janë duke insistuar për transferimin e mbrojtësit të ri. Napoli kishte ofruar në janar 21 milionë euro plus katër milionë tjerë bonuse, por oferta nuk i ka pëlqyer krerëve të Veronas.

Mësohet se Interi po e udhëheq garën për 20-vjeçarin.

Të ngjashme