Xhudoja mbetet federata më e suksesshme, Majlinda Kelmendi – sportistja më e mirë në vend

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 16:19 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, ku janë publikuar rezultatet e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Federata e xhudos vazhdon të mbetet e para, si më e suksesshmja në vend, e pasuar nga e futbollit.

Ndërsa trajneri më i mirë mbetet Dritan Kuka, i pasuar nga trajneri i boksit Besim Brahimi.

Ndërsa sportistja më e mirë është kategorizuar Majlinda Kelmendi

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani këtë kategorizim e quajti si një e arritur e madhe, ndërsa bëri të ditur se të gjithë ata që janë kategorizuar do të marrin fonde nga MKRS-ja.

“Jemi taktuar për të kumtuar kategorizimin, komisioni i formuar nga KOK- në bazë të ligjit për sportet e Kosovës dhe bazuar në informatat që janë sjellur nga federata kanë dalur rezultatet që do t’i shpalos sekretari i përgjithshëm. Na gëzon fakti që gjithnjë e më pak ka ankesa nga rezultatet që dalin nga kategorizimi, ky kategorizim është një e arritur e madhe. Krahas kategorizimit të sporteve janë bërë edhe kategorizimet për sportist dhe trajner të gjithë këta përfitojnë nga fondit i MKRS-së”, tha ai.

Sekretar i përgjithshëm i KOK-ut Shashivar Haxhijaj, tha se janë kategorizuar 33 federata sportive.

“Ne kemi bërë një punë të fjalë deri në rezultatet finale deri në kategorizim, janë kategorizua 33 federata sportive, kemi federata që nuk janë kategorizuar.  Kemi edhe ndryshime sa i përket rezultatit pasi disa federata kanë pasur performancë shumë më të mirë”, tha ai.

Kjo është radhitja sipas kategorimizit:

Kategoria A

Federata e xhudës- 86.40 pikë

E futbollit- 79.25 pikë

E karatesë 78.05 pikë

E volejbolit- 74.59 pikë

Basketbollit – 73.55 pike

Kategoria B

E mundjes  66.29

Boks 65.54

Atletikës 64.28

E sportit shkollorë 58.55

E notit 57.99

E tenisit- 50

Kategoria C

Federata e gjimnastikës- 47.72

Skitare 46.19

E shahut 41.65

E badimontonit 41.63

E triatlonit 41.26

E ragbit 49.64

E shigjetareve- 40.41

Kadegoria D

E kikboksit 28.23

E mauythait 25. 28

Federata e bilardos 22.65

Federata e punëtorëve 20.88

Federata e ping pongut si ka plotësuar kushtet, dhe ajo bjeshkatare nuk i ka plotsu kushtet.

Tek sportistët janë kategorizuar:

Majlinda Kelmendi 100 pikë

Distria Krasniqi 60 pikë pikë

Lorian Kuka 60 pikë e të tjerë.

Kategorizimi i trajnerëve:

Driton Kuka 212.50

Besim Brahimi boks 27.50

Shqipe Zogiani karate 25 pikë.

Ata që kanë aplikuar e nuk kanë fituar kanë drejtë ankese 8 ditë pas publikimit

Të ngjashme