Ylli i Serie A: Kemi frikë t’i kthehemi futbollit, s’ndihemi të sigurt

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Brescia, Daniele Gastaldello, thotë se futbollistët ndihen të frikësuar para rifillimit të propozuar të sezonit, duke këmbëngulur se ata nuk ndihen të sigurt.

Serie A është duke punuar rreth një protokolli bashkë me qeverinë italiane dhe klubet u janë kthyer stërvitjeve individuale para rifillimit të propozuar të sezonit 2019/20.

Por Gastaldello këmbëngul se nuk është e drejtë t’iu kërkohet lojtarëve ta rrezikojnë veten për ta përfunduar sezonin.

“Unë them jo. Besoj që ajo që e kemi parë në Lombardi nuk ka arritur edhe në mes dhe jug të vendit. Fatmirësisht. Nëse do të më pyesnin mua, do të thosha jo”, tha Gastaldello i pyetur për rifillimin e kampionatit.

“Madje as kushte nuk ka. Nuk ndihemi të sigurt. Ata na kërkojnë t’i rifillojmë stërvitjet dhe t’i kthehemi ndeshjeve menjëherë, duke i luajtur 12 lojë brenda një muaji e gjysmë. Është e padrejtë sepse ndikon në sigurinë e të gjithë lojtarëve”, shtoi ai.

Të ngjashme