Zbulohet klauzola interesante e Ronaldos

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 16:30 | Nga

Cristiano Ronaldo u bë pjesë e Juventusit këtë verë për shifrën 105 milionë eurove.

Ai do të përfitojë plot 30 milionë euro në sezon nga italianët. Gjithsesi në kontratën e nënshkruar është parashikuar edhe një klauzolë që mund ta risë këtë shumë.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se portugezi do të përfitojë edhe 5 milionë euro të tjera në fund të sezonit, por vetëm nëse ai shënon mesatarisht 1 gol për çdo ndeshje.

Kujtojmë këtu se pas 3 javëve me fanellën bardhezi, sulmuesi nuk ka arritur të shënojë ende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme