Zbulohet transferimi kryesor i Barcës në verën e vitit 2020

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, do të jetë synimi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar veror.

Katalanët po kalojnë një sezon aspak të mirë në aspektin e lëndimeve, ku kanë humbur Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen.

Kampionët e La Ligas, janë të bindur se kanë nevojë të sjellin emra të rinj në fazën e sulmit, dhe i preferuari i tyre është argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez.

Është Mundo Deportivo që ka zbuluar planet e Barcelonës, për të tentuar transferimin e 23 vjeçarit, përcjell lajmi.net.

Martinez është në mesin e sulmuesve më premtues sot në botë, duke bërë paraqitje të larte në fanellën e Interit.

Të ngjashme