Zidane i duhet Bayern’it

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 18:19 | Nga

Portieri legjendar i gjiganteve bavarez, Olivier Kahn ka thënë se ai e sheh vetëm francezin si njërin prej trajnerëve më të përshtatshëm për të menaxhuar me Bayernin.

Sipas tij, Zidane do të “ishte përshtatur shumë mirë” në Bayern Munich nëse ai ndahet qysh këtë verë me skuadrën e Real Madrid.

Kampionët e Budesligës duhet qysh në verë të konfirmojnë trajnerin e tyre pasi që i tanishmi është një trajner i përkohshëm.

“Zinedine Zidane është padyshim njëri që duhet të merret në konsideratë. Ai është sensazional. Ai ka fituar çdo gjë me Real Madridin dhe tani mund ta fitojë për të tretën herë Ligën e Kampionëve”, tha Kahn.

“Ai është trajneri që do t’i përshtatej perfekt profilit dhe kërkesës së Bayern Munich”.

Zidane kohëve të fundit ka ritheksuar dëshirën e tij për të qëndruar në Real deri në fund të këtij sezoni, por ai e di që e ardhmja e tij mund të diktohet edhe nga rezultatet e tij.

Nëse sezoni 2017-18 përfundon duarthatë për ta, atëherë “Los Blancos” do të kërkojnë një drejtues të ri të skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme