Zidane flet për të ardhmen

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 16:43 | Nga

Real Madridi është në garë për dy trofe, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Në Spanjë ka kohë që flitet për të ardhmen e francezit, që raportohet se nëse Real Madridi humb dy titujt që është në garë, atëherë Zinedine Zidane do të largohet.

Për këtë nuk ka dashur të flas trajneri francez, i cili nuk e di se çfarë do të ndodh dhe se është i koncentruar vetëm në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

“E ardhmja ime? Jam i koncentruar në sfidën e nesërme. Nuk e di se çfarë do të ndodh. Nuk jam duke menduar për atë”, deklaroi Zizu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme