Zidane nuk e lë asnjë lojtarë në shtëpi, i fton të gjithë për Juventusin

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 12:01 | Nga

Reali tashmë është nisur për Itali, ku do të përballet me Juventusin në Champions League.
Zinedine ZIdane ka ftuar të gjithë lojtarët për këtë ndeshje që do të zhvillohet të martën mbrëma në “Allianz Stadium”.

Madje në Torino ka udhëtuar edhe i dëmtuari Nacho.

Për herë të parë Zizu ka në këtë fazë gjithë lojtarët e gatshëm, përveç Nachos dhe do të has në vështirësi për të zgjedhur 11-shen startuese ku dilema më e madhe është Gareth Bale apo Marco Asensio.

24 lojtarët e ftuar, vetëm 18 prej tyre do të përzgjidhen për ndeshjen me Juventusin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme