Zidane pas fitores ndaj M’Gladbach dhe kualifikimit: Bëmë lojë spektakolare

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi hyri në ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve me Borussia Monchengladbach në dijeni të plotë se ata nuk kishin vend për gabime.

Los Blancos filluan mbrëmjen jashtë vendeve të kualifikimit për 16-tën e garës, duke pasur nevojë për të mposhtur gjermanët për të pasur një shans për të kaluar në raundin tjetër.

Ata vepruan. Dy gola nga Karim Benzema bënë që vendasit të fitojnë ndeshjen 2-0, pas edhe një performancë të rehatshme dhe nën kontroll që nga minuta e parë për të siguruar vendin e tyre në raundin tjetër.

Trajneri Zinedine Zidane ishte vënë nën presion të konsiderueshëm në kohët e fundit, por fitorja si duket ka ngritur përsëri lartë emrin e tij.

“Objektivi ishte ky, të mbaronim të parët në grup”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Ne patëm një lojë spektakolare nga minuta e parë deri në fund. E interpretuam shumë mirë ndeshjen dhe mendoj se ishte loja më e kompletuar e sezonit tonë”.

Zidane u pyet gjithashtu pse Madridi nuk performon në atë nivel çdo javë.

“Unë kam qenë një lojtar dhe është e pamundur të luash gjithmonë kështu”.

“Ne nuk bëjmë vetëm nën presion. Kemi luajtur edhe lojëra të tjera të mira, por është e vërtetë që kjo skuadër e ka këtë gjë ku, kur vështirësitë janë të mëdha, ato ofrojnë zgjidhje”, përfundoi trajneri i Realit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme