Zvicra mund të shkojë në Botëror me pesë shqiptarë

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja zvicerane e siguroi kualifikimin në Kampionat Botëror duke shfaqur siguri në fazën e grupeve.

Dhe pas dyshim, kontribut në këto rezultate kishin edhe futbollistët shqiptarë.

Dy yjet të padiskutueshme të “Helvetikëve” janë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, shkruan “Gazeta Express”.

Falë tyre, zviceranët në dekadën e fundit i kanë arritur sukseset më të mëdha në histori.

Por, sa shqiptarë mund t’i përfaqësojnë zviceranët në “Katar 2022”?

Krahas dy të pa-kontestuarve Shaqiri e Xhaka, në Kampionat Botëror fanellën e Zvicrës mund ta vesh edhe futbollisti tjetër i këtij reparti, Kastriot Imeri, i cili luan në Servette.

Sipas portalit “rts.ch” mesfushori kosovar është njëri prej kandidatëve potencialë, por që ftesa e tij varet nga zgjedhja e klubit, forma fizike dhe të arsye tjera.

E në sulm mund të ftohen dy futbollistë tjerë kosovarë, Andi Zeqiri, i cili luan në Augsburg dhe Albian Ajeti, që është pjesë e Celticut.

Zeqiri madje u ftua dhe luajti në ndeshje me Kosovën në majin mars.

Mbetet të shihet se cilët prej këtyre futbollistëve kosovarë do ta përfaqësojnë Zvicrën në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit botëror, i cili do të fillojë në nëntor dhe do të mbyllet në dhjetor të këtij viti. 

Të ngjashme