Zyrtare: Milan prezanton përforcimin e ri

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Milan ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e mbrojtësit Simon Kjaer në kontratë për gjashtë muaj deri më 30 qershor 2020, me mundësi të vazhdimit.

Gjatë karrierës së tij, Kjaer ka luajtur për Midtjylland, Palermo, Wolfsburg, Roma, Lille, Fenerbahce, Sevilla dhe Atalanta ku realizoi 20 gola në gjithsejtë 408 paraqitje, transmeton lajmi.net.

Kjaer ka qenë kapiten i Danimarkës nga viti 2016 duke realizuar 3 gola në 95 ndeshje.

Ai bëhet përforcimi më i ri te Rossonerët pas yllit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Të ngjashme