Zyrtare: Shtyhet edhe ndeshja Juventus – Lyon

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Pas ngjarjeve të fundit dhe testit pozitiv të Daniele Ruganit me koronavirus është shtyrë edhe dueli Juventus – Lyon.

Juventus dhe Lyon, takimi kthyes i fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve ishte paraparë të luhet me 17 mars, por pas përhapjes së koronavirusit – ky duel është shtyrë deri në një datë të pacaktuar, shkruan GazetaBlic.

Lojtarët e Juventusit janë aktualisht në karantinë dhe kështu UEFA ka vendosur të shtyjë takimin e Champions League.

Data e ndeshjes do të konfirmohet javën e ardhshme.

Të ngjashme