Zyrtarizohet Gueye në PSG

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

29 vjeçari nga Senegali ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare në Ligën 1 franceze.

PSG ka konfirmuar se kanë kompletuar transferimin e mesfushorit të Evertonit, Idrissa Gana Gueye për 30 milionë euro, raporton goal.

Gueye ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, deri më 30 korrik 2023 e do të bëhet lojtari i tetë senegalez që do të luaj për Paris Saing-Germain.

Gueye ka kaluar katër vite të suksesshme në Angli ndërsa karrierën e tij e ka filluar në Lille, ku ka luajtur 176 ndeshje. Nga aty ka kaluar te Aston Villa e më pas te Evertoni.

“Jam shumë krenar që kam nënshkruar me Paris Saint-Germain” ka thënë ai për ueb faqen zyrtare të klubit parisian.

Të ngjashme