Ekonomia Online
FUNDIT

Podujeva mbetet pa ujë për shkak të një defekti në gypin furnizues të Albanikut

Podujeva mbetet pa ujë për shkak të një defekti në gypin furnizues të Albanikut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qyteti i Podujevës do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut. Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit ka nisur nga ora 15:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e plotë të defektit. “Për shkak të punimeve […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qyteti i Podujevës do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit ka nisur nga ora 15:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e plotë të defektit.

“Për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut, qyteti i Podujevës do të mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 15:00, deri në sanimin e plotë të defektit në gyp”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për eliminimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, njofton KRU “Prishtina”.

Nga kompania nuk është bërë e ditur koha e saktë e përfundimit të punimeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim deri në normalizimin e situatës.

Të ngjashme