Ekonomia Online
FUNDIT

St. Moritz, austriaku Hirscher kampion bote në sllallom

St. Moritz, austriaku Hirscher kampion bote në sllallom

St. Moritz, austriaku Hirscher kampion bote në sllallom. Skiatori austriak, Marcel Hirscher, është shpallur sot kampion bote në sllallom, pasi në ditën e fundit të garave të kupës së botës në ski, të mbajtur në St. Moritz të Zvicrës ai zuri vendin e parë. Pas fitores në sllallomin e madh, Hirsher triumfoi edhe në garën […]

St. Moritz, austriaku Hirscher kampion bote në sllallom.

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, është shpallur sot kampion bote në sllallom, pasi në ditën e fundit të garave të kupës së botës në ski, të mbajtur në St. Moritz të Zvicrës ai zuri vendin e parë.

Pas fitores në sllallomin e madh, Hirsher triumfoi edhe në garën e sotme në sllallom duke dalë i pari në të dyja garat, para austriakut Manuel Feller, nga i cili ishte më i mirë për 68 të qindtat e sekondës.

Në podiumin e rezervuar për më të mirët u ngjit edhe skiatori gjerman Felix Neureuther i cili fitoi medaljen e bronztë me një mbetje prapa Hirscherit për 93 të qindtat e sekondës.

Fituesi i pesë garave të sivjetme në sllallom, norvegjezi Henrik Kristoffersen u rendit në vendin e katërt, me 11 të qindtat mbetje prapa gjermanit Neureuther.

I dyti dhe i treti nga gara e parë, Marc Schrarz dhe Michael Matt nuk i mbijetuan presionit të madh në garën e dytë, duke përfunduar në vendin e shtatë dhe të tetë, duke prishur planet e austriakëve për një podium mbarë austriak.

Të ngjashme