Stafi i UP-së ndez qirinj për Astrit Deharin

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 17:25 | Nga

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka ngushëlluar familjen Dehari, me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ndërroi jetë këtë të shtunë në burgun e Prizrenit, shkruan Zëri.info.

“Familje e nderuar Dehari, me dhembje e pikëllim morëm lajmin për vdekjen e birit Tuaj dhe studentit tonë Astrit Dehari. Si rektor i UP-së, bashkë me gjithë menaxhmentin dhe studentët e Universitetit, na lejoni t’u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë këtë dhembje të madhe që ka plandosur studentët dhe stafin e tonë”, thuhet në telegramin ngushëllues.

Me këtë rast, Dema ka njoftuar se në orën 17:00 sot, do të ndizen qirinj pranë bibliotekës kombëtare, në shenjë mirënjohje për Astrit Deharin.

“Në shenjë respekti për vdekjen e Astritit, rektori me stafin e tij dhe studentët e UP-së, në orën 17.00h, në shkallët e Bibliotekës Kombëtare do të ndezin qirinj”, thuhet ndër të tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme