Statovci: Muaji rozë duhet të vazhdojë gjatë tërë vitit – Lutëm për triumfin e grave dhe vajzave në luftën kundër kancerit

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka bërë thirrje grave dhe vajzave që t’i shtojnë vizitat onkologjike në mënyrë të parandalohet sëmundja e kancerit të gjirit.

Ajo ka thënë se lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme dhe jo vetëm në muajin tetor. 

Tutje, Statovci u ka bërë thirrje dhe i ka inkurajuar ato që të bëjnë kontrolle dhe të njoftohen me kohë për simptomat e kësaj sëmundje.

Postimi i plotë i saj

Së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministra e diplomatë, morëm pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”, në kuadër të muajit rozë 🌸.

Lutem për triumfin e grave dhe vajzave në luftën kundër kancerit, e të cilat janë shndërruar në frymëzim për shumë njerëz, duke iu dhënë forcë për jetë.

Lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme. Iu bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle dhe të njoftohen me kohë për simptomat e kësaj sëmundje.

Detektimi i hershëm shpëton jetë!

Të ngjashme