Stavileci: Kemi prova të mjaftueshme për ta çuar Prizrenin në rivotim

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 09:06 | Nga

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se për shkak të manipulimeve në zgjedhjet e 19 nëntorit, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për rezultatin në Prizren, Rahovec dhe Klinë.

Ai ka thënë se PDK-ja ka deponuar prova të mjaftueshme, të cilat argumentojnë manipulimet që kanë ndodhur në këto komuna.

Stavileci ka deklaruar për Epoka e re se mbi bazën e këtyre provave, PZAP do të duhej të merrte vendim për rinumërim ose rivotim në Prizren.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk do ta pranojë rezultatin në Prizren, pa u zbardhur e vërteta brenda kutive të votimit.

Sipas Stavilecit, kjo parti do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme