Stërmbushen kontejnerët e bërllokut në Pejë, mbeturinat hidhen në tokë

Pejë | 08 Gus 2017 | 13:17 | Nga

Ambienti pranë Fakultetit të Biznesit në Pejë, duket përplot mbeturina nga më të ndryshmet.

Ndonëse gjenden kontejnerët, banorët kanë hedhur mbetjet e bërllokun e bollshëm në tokë pikërisht në hapësirën e trotuarit, i cili do duhej të shfrytëzohej lirshëm nga kalimtarët.

Kjo gjendje me gjithë këto mbeturina është shkaktuar pasi siç shihet në fotografinë e siguruar nga Klan Kosova, kompanitë e kontraktuara për zbrazjen e kontejnerëve, nuk kanë përfunduar duket punën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme