Stoltenberg për Maqedoninë: Anëtarësimi në NATO vetëm pas zbatimit të Marrëveshjes

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

“NATO është gati ta mirëpresë vendin si anëtare e tridhjetë. Por e vetmja mënyrë është duke e zbatuar Marrëveshjen e emrit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për anëtarësim në NATO”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot para takimit me ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel njoftoi se pret që negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë të finalizohen deri në janar të vitit 2019.

“Më lejoni të përfundoj duke theksuar se të gjithë ne e kemi ndjekur nga afër referendumin konsultativ të ditës së diel në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Kam folur dje me kryeministrit Zoran Zaev, ne do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm. Unë e përshëndes votën “për” në referendum. Shkupi zyrtar do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm. NATO është gati ta mirëpresë vendin si anëtare e tridhjetë. Por e vetmja mënyrë është duke e zbatuar Marrëveshjen e emrit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për anëtarësim në NATO. Bisedimet aderuese tashmë kanë filluar. Dhe pres që deri në janar të vitit të ardhshëm do t’i përfundojmë ato. Pasi të përfundojnë të gjitha ndryshimet kushtetuese për emër e ri, ne mund të nënshkruajmë protokollin aderues. Duke i dhënë Shkupit një vend në tryezën e NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo është një mundësi historike. Unë u bëj thirrje të gjithë liderëve dhe partive politike të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme për ta shfrytëzuar këtë mundësi”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Alsat M.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme