Stoltenberg thotë se Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit në Davos me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky, ka thënë se Ukraina është më afër anëtarësimit në NATO se kurrë më parë.

Kjo është një shenjë inkurajuese për Ukrainën, e cila prej kohësh ka kërkuar t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes.

Stoltenberg tha gjithashtu se ka “shkak për optimizëm” në betejën dyvjeçare të Ukrainës kundër Rusisë, pavarësisht “situatës serioze në fushëbetejë”./KK

Të ngjashme