Studentët informohen për vazhdimin e studimeve në vendet e BE-së

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 11:40 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian, për nderë të Ditës së Evropës ka mbajtur Panairin e Arsimit, ku u prezantuan universitetet nga shtetet anëtare në BE.

Panairin e vizituan shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e ambasadorë të shteteve të BE-së në Kosovë.

Në këtë panair studentët kosovarë patën rastin të shohin mundësitë për të vazhduar studimet në vendet e BE-së përmes programeve ofron zyra e BE-së në Kosovë, siç është Erasmus +.

Bekim Ibishi, student në departamentin e shkencave në UP tha për Ekonomia Online se ka ardhur për të shikuar mundësitë e vazhdimit të studimeve në ndonjë vend të BE-së.

Të ngjashme