Studimi suedez: Numri i këmbës tregon se sa gjatë do të jetoni

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi suedez të para pak kohëve, madhësia e këmbës mund të parashikojë jetëgjatësinë tuaj.

Anketimi që ka përfshirë mijëra burra e gra, e ka konfirmuar punën e ekipit të ortopedëve suedezë, të cilët e kishin thënë të njëjtën gjë që në vitin 1987, se numri i këmbës tregon sa gjatë do të jetoni.

“Sado befasuese që mund t’ju duket, madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë”, ka deklaruar doktori Hans Bjors, i cili e ka paraqitur këtë studim.

“I kemi përdorur të dhënat e kompjuterizuara për t’i krahasuar njerëzit nga çdo zonë të Suedisë. E kemi studiuar moshën në të cilën kanë vdekur dhe shkaktarin e vdekjes, dhe kemi zbuluar se madhësia e këmbëve definitivisht ndërlidhet me jetëgjatësinë”, ka shtuar ai.

Hulumtuesit kanë përpiluar një listë e cila tregon se sa gjatë mund të jetoni në varësi të numrit të këmbës:

Te femrat:

Numër 35: 64-69 vjet

Numër 36: 70-76 vjet

Numër 37: 77-82 vjet

Numër 38: 78-84 vjet

Numër 39: 73-75 vjet

Numër 40: 70-72 vjet

Numër 41: 67-70 vjet

Numër 42: 66-69 vjet

Te meshkujt:

Numër 41: 73-77 vjet

Numër 42: 75-82 vjet

Numër 43: 74-79 vjet

Numër 44: 67-72 vjet

Numër 45: 66-69 vjet. / EuroNews Albania

Të ngjashme