Stuhi e papritur në Prishtinë, zgjati pak minuta

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Një stuhi e papritur e ka përfshirë për pak minuta kryeqytetin. Ndonëse temperaturat gjatë ditës së sotme shkuan deri në 36 gradë Celsius, një erë e vrullshme me shi përfshiu qytetin e Prishtinës.

Sipas parashikimit të meteorologëve, për sot nuk ishte parashikuar ndonjë stuhi, përveç ndonjë rige dhe ere të lehtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Nëpër disa zona u parashikuan vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku u parapa edhe ndonjë rigë e dobët. Temperaturat minimale do të lëviznin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 35-38 gradë Celsius.

Të ngjashme