Suarez: Do të jetë e vështirë për futbollin pas pensionimit të Messi

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi uruguaian,Luis Suarez, ka komentuar rreth shokut të skuadrës së tij, Lionel Messi, duke vënë në pah briliancën e tij.

Sipas qendër sulmuesit, do të jetë shumë e vështirë për futbollin që të ec përpara pas pensionimit të pesë herë fituesit të Topit të Artë (deri në këtë pikë).

Argjentinasi i ka dhuruar audiencës së tij mbar botës spektakël për më shumë sesa një dekadë, me gjenialitetin e tij në fushën e blertë.

“Ndonjëherë, unë jam duke vrapuar me kokën poshtë, dhe topi vetëm më shfaqët tek këmbët dhe unë mendoj: ‘Si e bëri ai këtë? Si e di ai se ku do të përfundoja unë’” ka thënë Suarez për Messi, transmeton lajmi.net.

“Ose unë do të pres që të pranojë topin me shpinën nga porta, pastaj lëviz sepse them se si do të më gjej ai kur jam këtu? Dhe pastaj ai e fut topin aty” ka shtuar tutje uruguaiani duke shpjeguar briliancen e Messi.

“Do të jetë e vështirë (për futbollin). Por, gjëja e mirë për ne që punojmë me futbollin është se po e përjetojmë dhe shijojmë atë” ka thënë ndër të tjerash ish anëtari i Liverpool.

Messi këtë sezon ka shënuar 45 gola dhe ka regjistruar 18 asistime në të gjitha kompeticionet.

Të ngjashme