Subvencione për izolimin e shtëpive dhe ndërrimin e dyerve e dritareve – Gjocaj: Këto janë procedurat e kriteret

Prishtinë | 08 Gus 2023 | 14:57 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po vlerëson se zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë prej 10 milionë eurove pjesë e fondeve IPA, do të kontribuojë në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike si dhe do të ketë ndikime ekonomike.

Ndonëse ata e kanë cilësuar si të vonuar projektin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.

Liron Gjocaj nga INDEP, tha se nga ky projekt i cili implementohet nga Fondi Kosovarë pёr Efiçiencё tё Energjisë (FKEE), do të përfitojnë qytetarët e Kosovës me subvencionim deri në 45 për qind apo 5 mijë e 500 euro në maksimum, të cilët investojnë në termoizolimin e mureve të jashtëm të shtëpisë, termoizolimin e çatisë dhe ndërrimin e dyerve dhe ditarëve. 

“Normalisht se është shumë e rëndësishme ne e vlerësojmë dhe e përshëndesim hapin e qeverisë, ku në bashkëpunim si donator të Komisionit Evropian dhe në implementim të projektit nga Fondi Kosovarë pёr Efiçiencё tё Energjisё (FKEE). Dje është lansura thirrja dhe sot është hapur aplikimi për këtë program ku gjithsej nga fondet e IPA-s diku rreth 75 milionë euro që janë ndarë për Kosovën, 10 milionë tashmë janë ndarë për këtë program. Ky program përfshinë subvencionimi deri  në 45 për qind të vlerës totalë apo në maksimum 5 mijë e 500 euro për qytetarët apo konsumatorët e energjisë elektrike. Të cilët investojnë në termoizolimin e shtëpisë, në termoizolimin e çatisë, të mureve të jashtëm dhe në ndërrimin e dyerve dhe dritareve të jashtme të cilat janë dy apo tre shtresor, apo që janë dritare dhe dyer efiqiente”, tha ai. 

Gjocaj tha se këto investime të domosdoshme por të vonuara nga ana e Kosovës, pritet të ndikojnë në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike.

 “Normalisht se kjo ndikon në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike për shkak se qytetaret e Kosovës në masë të madhe e shfrytëzojnë energjinë elektrike gjatë muajve të dimrit apo gjatë sezonit së ftoftë. Ku si shkak i mungesës së energjisë termike produkti më i lirë dhe me i lehtë për tu përdorur për ta ngrohur ambientin është energjia elektrike. Një hap i tillë është i domosdoshëm, por le të themi që është shumë i vonuar nga ana e Kosovës e i cili do të kontribuoj në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike, ku direkt me zvogëlimin e konsumit normalisht se zvogëlohet edhe ndikimi në mjedis, gjithashtu janë edhe faktorët ekonomik që zvogëlohen”, tha ai.

Sipas Gjocajt procedurat e aplikimit për qytetarët janë të thjeshta dhe ato bëhen përmes portalit e-Kosova.

“Proceduar është shumë e thjeshtë përmes platformës e-Kosova secili qytetarë mund të kyçet dhe të plotësoj formularin e aplikimit. Me plotësimin e këtij formulari secili qytetarë që vendos të jetë pjesë e këtij subvencionimi duhet të zgjedhe një auditor të energjisë. Auditori i energjisë e sheh situatën e secilës shtëpi dhe vlerëson se çka duhet të investohet, velën të theksohet se FKEE-ja do të subvencionoj edhe pagesën ndaj këtij auditori në vlerën 150 euro”, tha ai.

Ai po ashtu tha se për Ekonomia Online shpjegoj edhe kriteret dhe procedurat. Ai theksoi se pagesa për izolimi e shtëpisë së pari bëhet nga konsumatori, ku pas përfundimit të punimeve FKEE-ja i transferon paratë tek konsumatori. 

“Kriteret në përgjithësi nuk janë të vështira, kriteret janë që në 24 muajt e fundit apo në dy vitet e fundit, prej tyre 21 muaj duhet të jetë konsumi mbi 250 kilovat orë ku përmes kësaj një farë forme legjitimohet ajo lë të themi që ka banor aktiv, pra është konsumator aktiv dhe ka shpenzim të energjisë elektrike. Gjithashtu për pos kësaj duhet që shtëpia të mos ketë izolim termik apo të ketë ato në mas minimale ku qytetari më pastaj të ketë mundësin që të aplikoj për izolim të jashtëm të çatisë dhe të dyerve e dritareve”.

“Rrjedhimisht kjo procedure nuk është fare e vështirë dhe pas aplikimit, përmes e-Kosova dhe auditmit të energjisë së shtëpisë, secili qytetar dorëzon kërkesën në FKEE, Fondi në periudhën prej shtatë ditësh e miraton këtë kërkese, letra kthehet tekë konsumatori nënshkruhet dhe nën periudhën shtatë ditore dërgohet më pas te Fondi Kosovar. Për rreth tre ditë Fondi Kosovar do ta aprovojë kërkesën. Vlen të theksohet se pagesa së pari duhet të bëhen nga konsumatori, pra i gjithë investimi bëhet nga konsumatori dhe pas përfundimit të punimeve dëshmi se pagesave të transferit bankar e kështu me radhë, atëherë Fondi Kosovar transferon fondet në xhirollogarinë e konsumatorit dhe kështu përmbyllet ajo proceduar”, tha ai për EO.  

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Kurti tha se masat do të vlejnë vetëm për shtëpitë private. Përmes masave të reja, sipas kryeministrit qytetarët do të përfitojnë nga subvenciomi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.

Të ngjashme