Suhareka të martën në zi, varrosen pesë viktimat e familjes Sadikaj të aksidentuar në Biraq

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 15:10 | Nga

Komuna e Suharekës të martën e nesërme do të mbajë ditë zie në nderim të pesë viktimave të familjes Sadikaj.

Pesë anëtarë të familjes Sadikaj, katër nga të cilët erdhën nga Zvicra për pushime në Kosovë, humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor në magjistralën e Duhlës ndërsa varrimi i tyre do të bëhet nesër, njofton Klan Kosova.

Vendimin e ka dhënë Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha një ditë më parë se të gjitha aktivitetet kulturore e sportive të planifikuara do të ndërpriten në ditën e varrimit të këtyre pesë viktimave.

Përveç kësaj në të gjitha institucionet e komunës, flamujt do të vendosen në gjysmë shtizë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme