Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj po angazhohet që të krijoj kushte të mira për të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, duke krijuar hapsira të gjelbëruara dhe duke krijuar sa më shumë parkingje për automjete.
Duke u angazhuar në lirimin e hapsirave publike, shumë nga të cilat ishin të uzurpuara, po krijohen ambiente të mira për qytetarë.
Lidhur me këto kryetari shkruan në adresën e tij në fb:
“Hapsirat publike çdo herë e më shumë po lirohen, duke u shëndrruar në parkingje dhe hapsira të gjelbërta”.