Një person ka qëlluar me thikë pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Plagosja ka ardhur pas një konflikti të momentit mes personave që ndodheshin aty.
Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.
Rudolf Nipolli, 34 vjeç, nga Burreli kishte plagosur pesë persona me thikë buke. /TCH