Sulmi ndaj Agron Mustafës cilësohet “incident i izoluar”

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 02:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë vizitëps që iu bënë policëve në detyrë gjatë ndërrimit të motmoteve, e komentuan dhe rastin e sulmit ndaj drejtorit të Telekomit, Agron Mustafa.

Ministri Tahiri tha se incidentet e tilla nuk duhet ta vënë në pikëpyetje punën e shkëlqyeshme që bën Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online

“Incidentet e izoluara nuk munden në asnjë rrethanë ta vënë në pikëpyetje suksesin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës”, u shpreh ai.

“Pa dyshim, ky është një rast që do ta marr epilogun e vet edhe ne jemi të bindur qe edhe prokuroria, gjykata dhe inspektorati policor do ta kryejnë punën e tyre”, tha Tahiri.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sefaj, tha se po presin rezultatet e hetimeve lidhur me incidentin.

“Ishte një incident. Nuk mund të kategorizohet në asnjë mënyrë në këtë moment. Kishte pjesëtarë të policisë, ishte edhe një autoritet tjetër aty, por do të flasim në të ardhmen”.

Ai shtoi që incidentet e tilla nuk duhet nuk duhet të përfshinë gjithë policinë. “Duhet të bazohemi në fakte. Incidentet e tilla duhet t’i klasifikoni si incidente dhe mos ta përfshini gjithë organizatën e policisë dhe të mos konsideroni që nuk do të ketë drejtësi”, u përgjigj Sefaj, i pyetur nga gazetarët.

Të ngjashme