Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë në Gjakovë, arrestohet një person

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:30 në rrugën “Besim Bistrazhini”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme