Sulmohet në burg njëri nga të dyshuarit kryesorë për dhunimin e 11-vjeçares

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Ekrem Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur për Lajmi.net avokati i të dyshuarit, Fitim Limani.

“Po është e vërtetë që është sulmuar nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Kanë intervenuar gardianët dhe tani është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”, ka thënë Limani.

Avokati ka bërë të ditur se Rexhepi nuk ka pësuar lëndime nga sulmi i të burgosurve pasi që reagimi i gardianëve ka qenë i menjëhershëm.

Gjithashtu Limani pohoi se klienti i tij nuk ka pranuar trajtim mjekësor pasi që nuk ka pasur lëndime nga sulmi.

Kujtojmë se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë tashmë janë mbajtur dy protesta duke kërkuar dënime maksimale për rastet e dhunimit.

Të ngjashme