Sulmohet me raketa një bazë ajrore në Siri

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 08:32 | Nga

Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një aeroport ushtarak sirian është goditur me raketa.

Kjo ka ndodhur pas alarmit ndërkombëtar mbi dyshimet për një sulm kimik në një zonë të mbajtur nga rebelët, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Kështu bazën ajrore e kanë goditur disa raketa, të njohura si T4, pranë qytetit të Homsit në orët e hershme të kësaj se hëne.

Siria ka njoftuar se aty ka përfshirje të Perëndimit, por që SHBA-ja ka mohuar përgjegjësinë për sulmet me raketa.

Presidenti, Donald Trump ka thënë se “do të paguhet çmim i lartë”, pas sulmit kimik.

Madje ai mbrëmë e quajti presidentin Sirian Bashar-al Assad se është kafshë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme