Sulmohet vetura e Policisë me mjete të forta nga protestuesit në Zveçan

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Një veturë e Policisë së Kosovës është penguar dhe sulmuar me mjete të forta në komunën e Zveçanit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosova, Baki Kelani, i cili tha se si pasojë e sulmit, veturës së policisë i është thyer xhami.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, tha Kelani.

Të ngjashme