Sulmuesi i Newcastle ende në radarin e United

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Newcastle, Allan Saint-Maximin, është përfolur për një kalim të mundshëm tek Manchester United gjatë afatit kalimtar të kaluar.

Siç raporton Media Foot, anësori sulmues është lojtar që vazhdon t’i interesojë “Djajëve të Kuq” edhe në këtë merkato, transmeton Klankosova.tv.

Erik ten Hag është në kërkim të talentit sulmues në Old Trafford përpara se të jetë shumë vonë për t’i siguruar shërbimet e francezit.

Kujtojmë se së fundi United nënshkroi me mesfushorin defansiv të Real Madridit, Casemiron, i cili nga Santiago Bernabeu u transferua për 70 milionë euro.

Të ngjashme