Sulmuesi i Parisit po refuzon të flasë në gjykatën belge

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 16:33 | Nga

I dyshuari i vetëm i mbijetuar nga sulmet terroriste të Parisit në vitin 2015 po refuzon të flasë më tej në një gjykatë belge, ku ai është në gjyq për trazirat që çuan në arrestimin e tij.

Salah Abdeslam ka thënë se nuk do t’i përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit, njofton Klan Kosova.

“Heshtja ime nuk më bën një kriminel, është mbrojtja ime”, tha ai.

Abdeslam, 28 vjeçar, pohoi se myslimanët “gjykoheshin dhe trajtoheshin në mënyrën më të keqe, pa mëshirë”, dhe thoshte se ai po i besonte Allahut.

“Unë nuk kam frikë nga ju, nuk kam frikë nga aleatët tuaj”, shtoi ai, pa e bërë të qartë se kush do të thotë.

Ai i kërkoi prokurorisë të bazojë rastin e saj në “prova të forenzikës dhe të prekshme”, dhe jo të “përpiqet të kënaqë opinionin publik”, shkruan BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme