Super-gonorrea ngre shqetësime në Britani

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Dy gra në Britani të Madhe janë infektuar me super-gonorre, duke shkaktuar kështu shqetësim të thellë nga mjekët e shëndetit seksual.

Që të dyja gratë janë shëruar nga infeksionet e tyre, të cilat ishin rezistente ndaj terapive kryesore.

Shëndeti Publik në Angli ka bërë thirrje për të gjithë që të përdorin prezervativë me partnerët e rinj dhe të rastësishëm.

Rezistenca e sëmundjes seksualisht te transmetueshme – gonorreja – ndaj tretmaneve aktuale po vazhdon të rritet.

Mjeku britanik, Nick Phin, ka thënë se super-gonorreja po përhapet nëpër të gjitha vendet e botës, jo vetëm në Britani, dhe se duhet të ketë kujdes të shtuar.

Të ngjashme