Superkupa e Kosovës sërish në Antalia

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në mbledhjen e mbajtur të premten.

Në këtë ndeshje do të takohen Ballkani si kampion i Kosovës dhe Llapi, ekip që triumfoi në Kupën e Kosovës. Kjo ndeshje do të luhet më datën 21 janar në Antalia të Turqisë.

Kjo është hera e dytë që kjo ndeshje e Superkupës së Kosovës luhet në këtë vend.

Të ngjashme