Superliga vazhdon me dy ndeshje: Vëmendja krejtësisht te Ballkani-Drita

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera, të cilat kompletojnë xhiron 31.

Liderët e tabelës, Ballkani, presin skuadrën e pozitës së dytë, Dritën, në atë që shihet si kryendeshja e javës.

Suharekasit duan të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit dhe sot mund të shuajnë shumë dilema.

Drita në anën tjetër kërkon fitoren për ta vendosur veten më mirë në pozitën e dytë në tabelë.

Një tjetër ndeshje që zhvillohet sot është ajo mes Malishevës dhe Llapit. Për Malishevën fitorja është e rëndësishme për të shmangur rënien nga liga, kurse Llapi përmes tri pikëve kërkon zonën Evropë.

Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00.

Të ngjashme