Superndeshje gjatë vikendit, ja më interesantet në 5 ligat më të mëdha evropiane

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Gjatë këtij vikendi do të luhen ndeshjet e radhës në pesë ligat më të mëdha evropiane në futboll.

Në Angli, përkatësisht të dielën zhvillohen derbi i javës së 10-të ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, ndeshje që starton nga ora 17:30.

Nga ana tjetër në Serien A, italiane, luhet ndeshja interesante ndërmjet Romës dhe Milanit e cila zhvillohet po ashtu të dielën me fillim nga ora 18:00.

Ndërsa në La Liga këta javë ishte paraparë që të zhvillohet “El Clasico” por me vendimin e fundit nga Federata Spanjolle, kjo ndeshje është shtyrë dhe do të luhet në muajin dhjetor.

Në Francë, luhet derbi tjetër midis PSG-së dhe Marseillet, që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.

Edhe në Holandë këtë javë zhvillohet një ndeshje tejet interesante ndërmjet Ajaxit dhe Feynordit, ndeshje që gjithashtu luhet të dielën me fillim nga ora 16:45.

Të ngjashme