Sveçla: Nga 1 nëntori, do ta zbatojmë me përpikëri vendimin e shkallëzuar për targat

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 18:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ligji i ri sa i përket targave ilegale do të zbatohet me përpikëri.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot është marrë vendim që të shkallëzohet zbatimi i vendimit për konvertimin e targave ilegale në ato RKS.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, propozoi shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Ai ka shpjeguar se nga 1 deri më 21 nëntor do të jetë në fuqi “masa e qortimit”, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes; dy muajt në vazhdim – do të lëshohen “targa provuese”, ndërsa pas 21 prillit 2023 targat KM, GL do të konfiskohen.

“Ne jemi të interesuar te gjitha targat ilegale të dorëzohen dhe nuk duam eskalim të situatës. Ministria do të zbatojë secilën pikë dhe fazë të vendimit. Do të fillojmë nga data 1 nëntor”, tha Sveçla.

“Nuk ka arsye të ketë eskalim të situatës, vendimi është i ligjshëm. Insitucionet janë të përgatitura që vendimet t’i zbatojnë në përpikmëri. Policia vazhdon me aktivitete të përditshme”, tha ai.

Të ngjashme