Sveçla s’komenton deklaratat e Thaçit për vizitën në dhomën e përgjimeve në Telekom

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 12:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk ka dashur që të komentojnë deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi lidhur me siç ka thënë ai, vizitat që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka bërë me vartësit e tij në dhomën e përgjimeve në Telekom, raporton Ekonomia Online.

Sveçla tha se nuk është koha që të flitet për këtë çështje.

“Nuk besoj që është koha të flasim për të, nuk është as vendi, ne jemi në qendrën e administratës që QKUK-së”

“…unë mendoj që për këtë duhet të deklarohen në ndërtesën ngjitas, ekspertët që punojnë aty”, tha ai, raporton EO.

Kësaj deklaratë të presidentit iu është përgjigjur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës që e pati në Komunën e Prishtinës, duke e quajtur kreun e shtetit gënjështar.

Të ngjashme