Szunyog: E mirëpres miratimin e Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomáš Szunyog, ka përshëndetur në rrjetin social “X” vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar Strategjinë e re për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve.

“Përshëndes miratimin nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre 2023-2027 dhe Planit të Veprimit. Strategjia është e rëndësishme për kthimin dhe riintegrimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë nevojë për një zgjidhje finale për akomodimin e tyre dhe për zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të të gjitha komuniteteve”, shkroi Szunyog.

Të ngjashme