Tabela finale e Superligës së Kosovës për edicionin 2020/21

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Përfundoi me sukës edhe java e 36-të në Superligën e Kosovës, me çka edhe sinjalizoi fundin e sezonit 2020/21.

Prishtina u shpall kampion në elitën e futbollit kosovar një xhiro më parë, derisa në derbin ndaj Bllkanit u mposht 5-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drita që përfundoi e dyta në tabelë dhe arriti të siguronte kalimin në parakualifikimet e Ligës së Evropës, mposhti 2-0 Arbërinë, që zyrtarisht ra në Ligën e Parë.

Trepça ’89 fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Drenicës, duke arritur që të shkonte vetëm në barazh, e ajo nga Skenderaj mbijetoi edhe pse pësoi disfatë.

Llapi nuk ia doli të fitonte në fund ndaj Feronikelit, pas ndeshja në Podujevë përfundoi 1-1.

Besa e rënë në Ligën e Parë shkaktoi befasi ndaj Gjilanit, pasi fituan 1-0 në Pejë.

Më poshtë mund të shikoni tabelën finale të Superligës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Të ngjashme