Tahiri: Çka po don të fshehë mazhoranca, sinkronizimin Qeveri-ZRrE apo pagesën e rrymës për Veriun?

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 14:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar shumicën parlamentare për mosvotim të Komisionit parlamentar për hetimin e menaxhimit të situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online

Tahiri ka pyetur qeverinë se “kujt po i frikoheni” për formimin e këtij komisioni, dhe pse ata po hezitojnë për të bërë një hetim parlamentar.

“Pyetja e parë që do të duhej t’i bëhet Qeverisë Kujt po i frikoheni? Pse po hezitoni që të bëni një hetim parlamentar? A po frikoheni për shkak se keni bërë pagesa të rrymës për veriun e Kosovës, në disa deklarime 40 milionë, me disa deklarime edhe më shumë. Por, ne si parlament nuk e dimë sa kanë paguar për qytetarët e veriut dhe kanë diskriminuar duke ngritur çmimin për një kategori të qytetarëve dhe jo për një kategori tjetër”, u shpreh shefi i deputetëve të AAK-së.

“A po frikoheni që kjo del në shesh në hetimin parlamentar. E treta, a po frikoheni që do të del fakti që jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që kemi shpallur gjendje emergjente në raport me energjinë. Ne e kemi votuar si AAK, por mos të ishin votat e Aleancës nuk do të votohej. Pse si qeveri jemi vendi i fundit që kemi marrë veprime. Çka po mbani fshehtë, kjo është tema?” , pyeti ai.

Tutje ka shtuar se së bashku me grupet e tjera parlamentare do t’i mbledhim 40 nënshkrimet.

“Është e pakuptimtë që të shtyhet seanca. Ne e patëm një takim me shefat e grupeve parlamentare dhe do t’i mbledhim nënshkrimet. Është detyrim i secilit prej nesh të ulemi te diskutojmë dhe debatojmë. Është e pakuptimtë dhe me të vërtetë nuk e di se çka janë tu dashtë me fshehë”, tha ai.

Të ngjashme