Tahiri i AAK-së: Numri i madh i kontratave njëburimore, duhet të adresohen te Prokuroria

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se numri i madh i nënshkrimit të kontratave një burimore duhet t’i adresohet tek prokuroria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Kjo Qeveri hyri në vitin e katërt dhe ende është duke vajtuar dhe nuk jep përgjigje për asnjë temë që rregullon jetën. Kosova është duke u zbrazur, të rinjtë dhe të rejat janë duke kërkuar mundësi për të marrë një vizë pune për të lëshuar Kosovën. Çmimet e artikujve ushqimorë kanë shkuar në qiell, përderisa pagat kanë mbetur të njëjta. Nuk ka rritje të pagës as në sektorin publik e as të pagës minimale, si të rrinë të rinjtë dhe të rejat në Kosovë. Ende flasin për marrëveshjet ndërkombëtare, ende flasin në të majtë për BE-në e në të djathtë për ShBA-në, por problemi nacional në Kosovë është mbijetesa – të lidhet muaji me muaj. Këtë problem, Qeveria është duke u munduar ta largojë prej agjendës duke u marrë me tema që janë pranuar”, u shpreh ai.

Të ngjashme