Tahiri i reagon Kurtit: Lëri bakllavën e filmat, jepjua shtesat e rrezikshmërisë policëve

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që t’ia jep policisë shtesat e rrezikshmërisë. 

Tahiri përmes një reagimi në Facebook, ka komentuar edhe shpërndarjen e bakllavës pjesëtarëve të policisë së Kosovë në veri. 

“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami!”, është shprehur Tahiri.

Të ngjashme