Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka prezantuar qëndrimin e Qeverisë për Ligjin e Pagave, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ai ka thënë se Kushtetuesja nuk ka marrë vendim për këtë ligj, vetëm se ka lëshuar një njoftim, të cilin e kanë analizuar.
Tahiri ka garantuar se cdo vërejtje do të merret parasysh dhe do të trajtohet.
“Të gjithë ne duhet të jeni të kujdesshëm që t’i respektojmë të gjitha masat që i ka dhënë institucionet shëndetësore, por kjo a do të thotë se ne nuk duhet t’i kryejmë punët tona”.
“Javën e kaluar unë kam bërë një zotim se do të fillojmë me Ligjin e Pagave, ku përfundova një takim me katër shtyllat kryesore të punëtorë të sektorit publik. Sot gjatë ditës kam takuar përfaqësues të sindikatave”, tha ai.
“Ne nuk kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por kemi një njoftim nga ajo dhe për ketë arsye kemi bërë analizë nga ky njoftim”.
“Ne si ta marrim vendimin nga Kushtetuesja do ta bëjmë publik grupin punues nga ministria që do ta trajtojë këtë temë”.
“Çka do që nuk kontestohet si çështje nga Kushtetuesja do të trajtohet si e tillë dhe do të mbetët. Aty ku ka rekomandime eksplicite ne do të nisim punë që ta bëjmë”, tha ai.
Tahiri ka thënë se shumë shpejtë do të hyjë në agjendën e Qeverisë Ligji për Pandeminë, që më pastaj të dërgohet në Kuvend, raporton EO.
“Është mirë që këto terme të jenë më të sakta. Qeveria nuk ka shpallë orë policore. Qeveria në katër komuna ka bërë disa vendime në kuadër të ligjit”.
“Ajo çka mundem me të njoftuar se në mbledhjen e ardhshme do ta trajtojmë Ligjin për pandeminë, besoj se do të hyjë në agjendë”.